=[www.2PO2.tk]= - International

________________

 

 

JOHAN GOTLIB FIHTE
 
 
 
 
Johan Gotlib Fihte(1762-1814) është njëri ndër përfaqësuesit e filozofisë klasike gjermane,sipas së cilit, detyra e parë dhe kryesore e filozofisë, është të shpjegoje se “cili është misioni i njeriut në përgjithësi dhe cilat janë mjetet që duhet të përdoren për realizimin e këtij misioni sa më mirë”.Pra,Fihte ishte i mendimit se filozofia ka të bvëjë, para se gjithash, me cështjen e njeriut,,të veprimtariisë, të lirisë dhe të misionit të tij në këtë botë.Fihte duke u përcaktuar për një filozofi idealiste subjektive,ai ishte kundër,si ndaj idealizmit edhe ndaj materializmit(dogmatizmit).Idealizmi,sipas Fihtes niset nga vetëdija e përgjithshme apo Uni dhe nga ai e nxjerr materien apo Jo-Unin.ndërsa materializmi(dogmatizmi),si një filozofi e gabuar,,duke u nisur nga sendet e jashtme materiale,atë që është parsore(vetëdijen) e konsideron dytësore,kurse atë që është dytësore(materien) e konsideron parësore.Materializmi apo dogmatizmi nuk është në gjendje ta shpjegojë se si është e mundur që nga material e vdekur të shfaqet vetëdija, si entitet immaterial.
 
Fihte prej fillimi e deri në fund të jetës së tij,ishte nën ndikimin e filozofisë së Imanuel Kantit.Fihte në të vërtetë është trashigimtari dhe interpretuesi më i rëndësishëm i filozofisë së Kantit.Ai idealizmit transcendental të Kantit i dha përmasa dhe karakteristika të reja, por njëkohësisht në mënyrë të guximshme dhe radikale e ka zhvilluar mendimin mbi subjektin vetëkrijues saqë pati rëndësi vendimtare për kalimin e formalizmit logjik të Kantit dhe për zhvillimin e dialektikës.
Fihte edhepse vetëveten e quante nxënës i Kantit dhe theksonte se vetëm po e përsërit dhe po e intepreton filozofinë e Kantit, megjithatë, ai është përpjekur që ta tejkalojë teorinë e mësuesit të tij për “sendet në vete”,duke u përcaktuar për idealizmin subjektive.Si idealist subjektiv,shpreh mendimin se teza e Kantit për sendet në vete(realitetin objektiv) është e paqëndrueshme dhe si tillë duhet të hidhet.Kështu Fihteduke mos u pajtuar si me filozofinë e Kantit për sendet në vete (idealizmin objektiv) ashtu edhe materializmin,thotë se e vetmja filozofi e drejtë është filozofia idealiste subjektive .Kjo filozofi sipas Fihtes e tejkalon vetëdijen e redomt naïve e cila supozon se gjësentet e jashtme ekzistojn objektivisht,pra, pavarsisht nga vetëdija apo Uni.Pikërisht sipas Fihtes, Uni apo vetëdija, na është dhënë në mënyrë të drejëpërdrejtë.Uni e parashton vetveten në mënyrë të pavarur dhe të pakushtëezuar.Uni është shkak i vetvetës dhe njëherit shkak i të gjitha gjësendeve të tjera në botën objektive.
 
Në filozofinë idealiste subjektive të Fihtes, të cilën ai e quan “teoria e shkencës”,”shkenca e shkerncave,”Uni  është aktivitet apo veprimtari krijuese e pandërprer.Uni nuk mund të ekzistojë ndryshe,vecse duke vepruar e krujuar. Kjo është njëra ndër vecoritë thelbësore të filozofisë idealiste subjective të Fihtes.Si i parë dhe krijues,Uni e  parashtron Jo-Unin ,pra, atë që është e kundërt me të.Për të ekzistuar Uni,duhet të ketë diçka që i kundrërvihet atij, dshe që në këtë mënyrë që të jetë i provokuar dhe nxitur.Jo-Uni sipas Fihtes është produkt i Unit, dhe ai paraqet realitetin material(botën materiale).Sipas Fihtes sado që Uni dhe Jo-Uni janë të ndryshëm dhe të kundërt,ato megjithatë gjenden në unitet:nuk mund të ketë Jo-Unë pa Unin:ky I fundit përmban Jo-Unin ne vetvete,si një anë të tij.Duke e parashtruar problemin në këtë mënyrë,Fihte mendonte e kishte arritur që ta zgjedhë çështjen e vjetër të filozofisë:çështjen e raportit ndërmjet subjektit,në njërën anë dhe objektit në anën tjetër.
 
Në procesin e njohjes, Uni i njeh produktet e veta-gjësendet e jashtme.Jashtë Unit apo vetëdijes subjective,nuk ekziston asgjë objektive.Në përputhje me idealizmin e tij subjektiv,Fihte kritikoi pikëpamjen e Kantit për “sendet në vete”, të cilët sipas Kantit ekzistojnë në mënyrë objketive.Kështu,Fihte edhepse e respektonte Kantin, por, nuk u pajtua kurrsesi me pikëpamjen e kantit, se jashtë vetëdijes dhe pavarsisht nga ajo,ekzistojnë “sendet në vete”,sit ë dhëna objektive. Fihte, procesin e njohjes e kuptonte në mënyrë aktive,sepse, njohja është,aktivitet, veprimtari e vetëdijes subjective;njohja është “vepër-veprim”,”product-akt”,e jo diçka passive Ëas dicka që pason.
Theksimi i rolit aktiv i vetëdijestë veprimit si proces ipareshtur i krijimi,është njëra ndër përparsit dhe meritat më të mëdha të filozofisë së Fihtes.Insistimi i Fihtes ne veprimtarinë,në kreativitetin e vetëdijes, kishte rëndësi, vecanërisht, si kundërveprim ndaj materializimit mekanicist, i cili vetëdijën e trajton vetëm si refleks të natyrës.Njëri ndër kryemendimet e Fihtes është pohimi se veprimi është parsor,kurse fakti është dytësor dhe se ai pason nga veprimi.Kreativiteti (veprimtaria) është parësorja e vetëdijes (Unit).
Duke u nisur nga roli kreativ i vetëdijes (Unit) filozofia e Fihtes mund të përcaktohet si filozofi e praktikës dhe e lirisë,, në të cilën filozofi,njeriu konsiderohet si vetëqëllim,si qene vepruese dhe të lirë.Motivi i parë dhe themelor i idealizmit subjektiv të Fihtes është kërkimi i lirisë.Si pasardhës I Kantit, ai meritën epokale që I takonte Kantit për zhvillimin e filozofisë e ka parë në faktin se Kanti konsideronte se të gjitha intereset speculative të njeriut u nënshtrohen interesave praktike dhe se liria ëshjtë kusht dhe kërkesa kryesore për veprimtarinë praktike, kështu që qëllimi I fundit I filozofisë është që ta ngrejë njeriun në lartësinë e veprimtarisë së lirë praktioke me të cilën ai e krijon botën e vet.Fihte ishte I bindur se cdo pranim I cështjes më vete,”na detyron ta pranojmë domosdoshmërinë natyrore(në të cilën liria nuk ka vend” dhe të nënshtruarit e njeriut,të praktikës së tij,”domosdoshmërisë së celnikt” të ligjeve natyrore(mekanike) dhe se për këtë shkak liria doemos duhet të ketë rrënjë tjetër.Sipas pikëpamjes së Fihtes për lirinë, qenia është kufizim I domosdoshëm I subjektit veprues dhe jot ë ndërmjeteësuar në vet subjektin, por është edhe kusht I domosdoshëm I vendosjes,ndërmjetësimit dhe caktimit të tij.Ndryshe nga determinizmi, për shkak se njeriun dhe mendken e tij,subjektivitetin e tij e lënë në suazat e lidhjeve jot ë lira,shkajkore,filozpfia e Fihtes synon të bëhet filozofi e veprimit të lirë, e vetë lëvizjes së lirë,e praktikës.Por Fihte konsideron se Liria nuk është dicka që posacërisht ekziston, dicka e dhënë,vecse dicka që ekziston vetëm nëse lind duke tejkaluar atë që I bënë rezistencë aktit,subjketit
Vetëm si i lirë,domethënë si ligjëdhënës i vetëvetës,njeriu mund të jetë i moralshëm.Ndryshe nga Kanti,i cili e “pastroi” moralin nga çdo ndjenjë.Fihte ishte i medimit se detyra morale pa ndjena morale është e mangët njësoj,sikurse ndjenja morale pa detyrën morale.Porositë e filozofisë etike të Fihtës janë keto”Realizoe gjithmonë përcaktimin tënd”,”kurrë mos bjer në kundërshtim me përcaktimet e vullnetit tënd”,”vepro në atë mënyrë që maksimën  tënde ta mund të konsiderosh si ligj të amshushëm për vetëveten,”zëri I ndërgjegjes thotë: këtu kufizoje lirinë tënde,këtu prano edhe qëllimet e të tjerëve”.
 
Fihte duke u nisur nga përcaktimi se jashtë adsoulit (Zotit) nuk mund të ketë realitet material e as Unë,sikurse Xhorxh Berkli, më në fund ia lëshon vendin idealizmit objektiv.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
FRIDRIH VILHELM JOSEF SHELINGU
 
Shelingu (1775-1854) është njëri ndër përfaqësuesit kryesor të filozofisë klasike gjermane.Në fillim ishtë nën ndikimin e Spinozes,Lajbnicit dhe Fihtes.Në moshën 25 vjeçare e shkroi veprën e tij “Sitemi I idealizmit transcental”.
 
Shelingu duke refuzuar si idealizmin subjektiv të Dihtes ashtu edhe monizmin otologjik të Spinozës,ia vuri bazat e idealizmit transcendental (idealizmit objektiv).
Thelbi I këtij idealizmi qëndron në pohimin se në parimin më të lartë nuk mund të jetë as subjekti e as objekti,e as që të dy në të njejtën kohë,por identiteti apsolut I subjektit dhe objektit. Për këtë arsye filozofia e Shelingut në një pikëpamje është “filozofia e identitetit”. Baza më e thellë e këtij identiteti të subjektit dhe objektit qëndron në ashtuquajturën”mendje absolute” jashtë së cilës nuk egziston dhe nuk mund të ekzistojë asgjë.Në saje të “mendjes absolute”,subjekti dhe objekti janë të lidhur ndërmjet tyre në mënyrë të pandashme,përkatësisht subjekti dhe objekti bëhet identik ndërmjet veti.
 
Në bazë të “mendjes absolute” Shelingu e nxjerrë edhe unitetin e natyrës dhe të frymës. Sipas Shelingut çdo gjë që ekziston,në çfarë do mënyrë-natyra,shoqëria,mendja ejt-në të vërtetë është shpirtërore dhe ekziston vetëm në bazë të “mendjes absolute”.Sipas Shelingut është e pavend kundërvenia midis materies,në njërën anë dhe të shpirtit në anën tjetër,ngase që të dyja këto njërën anë të së njejtës “mendjes absolute” është një fazë e zhvillimit të shpirtit: ajo është një shpirt I fikur I ngurosur.Kështu sipas Shelingut material apo natyra është një shpirt që shihet.Materia është active për arsyje se ka natyrë shpirtërore,shpirti është ai që e vë në lëvizje natyrën,e bën atë krijuese dhe active.
 
 
Shelingu si një idealist objektiv ishte një dialektikan I madh.Ai e zgjëroi dialektin edhe në natyrë duke thënë se kudo në natyrë mbretërojnë të kundërtat.Të kundërtat I bëjnë të mundshme lëvizjet,ndryshimet,zhvillimet.Shelingu idenë e zhvillimit dialektik e zhvilloi mëtej përmes triadës:teza,antiteza dhe sinteza,të cilën triad e përvetësoi më vonë Hegeli.
 
Identiteti I subjektit dhe objektit,frymës dhe I natyrës,sipas Shelingut më së miri vjen në shprehje në sfrerën e artit.Pikërisht në këtë fushë,behet sinteza më e mirë dhe shëndrohet harmonia e plotë e subjektivës dhe objektivës e shpirtit dhe natyrës,e lirisë dhe domosdoshmërisë.E vërteta dhe e bukura janë të lidhura midis tyre,sepse e kanë bazën e njëjtë:absolution.Sipas Shelingut arti është një organon I vërtetë dhe I amsheshëm.
 
Shelingu nga fundi I jetës së tij filloi të tërhiqet gjidhnjë e më shume nga misticizmi.Në Berlin filloi të mbajë ligjerata kundër Hegelit tashmë të vdekur.Mirëpo,Shelingu edhe pse e dëmtoi rëndë sistemin e filozofik të shokut të shkollës,por nuk arriti të shkatërrojë atë system grandioz.
 
 
Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!
----------------------------------------------------------------------------Copyright © 1998-2007 LiveScoore.tk-----------------------------------------------------------------------------
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Do you want your own website too?
Register for free